
Pjesëtarët e ushtrisë nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së ministres Sllavjanka Petrovska me personat e parë të katër sindikatave në Ministri dhe Ushtri.
Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e ushtrisë do të kenë rritje të pagës bazë prej 2.000 denarë.
“Ushtria është garantues i sigurisë së çdo qytetari, andaj edhe për mua si ministre dhe për Ministrinë prioritet mbetet avancimi i pozitës së çdo ushtaraku”, tha ministrja Petrovska.
Fjala është për një shumë për ngritjen e pagave të pjesëtarëve të Ushtrisë, për të cilën ministrja Petrovska dhe përfaqësuesit e sindikatave në Ministri dhe Ushtri negociuan dhe arritën marrëveshje në prag të miratimit të Ligjit për shërbim në Ushtri.