
Alarm për bombë në 5 shkolla në Shkup. Nga MPB njoftojnë se pesë shkolla të Shkupit kanë pranuar e-mail kërcënues për vendosje të bombave në objektet e tyre.
“Sot (26.10.2022) në SPB-Shkup është raportuar se në adresat e emailit të pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.