
Me ardhjen e dimrit, OBSH -ja paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë në një kohë kur rastet e koronavirusit dhe gripit kanë shënuar rritje në Europë.
“Nuk është koha për të hequr dorë nga masat,” tha Hans Kluge, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, në një konferencë për shtyp ditën e sotme.
Në fillim të vjeshtës, rajoni europian, i cili përfshin 53 vende, duke përfshirë disa në Azinë Qendrore, u bë sërish epiqendra e epidemisë, duke përbërë 60% të rasteve të reja me Covid në mbarë botën.