Protestat masive në Budapest kundër kryeministrit Orban, “Pa mësues, pa të ardhme”

Mijëra hungarezë, përfshirë mësues dhe studentë, marshuan sot në të gjithë Budapestin për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orbán, duke kërkuar paga më të larta për mësuesit dhe një goditje ndaj inflacionit në rritje që po gërryen të ardhurat. Ndër të tjera, sot është dita kur tanket sovjetike sulmuan Hungarinë në vitin 1956.
Demonstruesit ecën përgjatë urës mbi Danub duke mbajtur pankarta që shkruanin: “Orbán, largohu!” dhe “Pa mësues, pa të ardhme” disa orë pasi Orbán u zotua të ruajë stabilitetin ekonomik dhe të mbajë një kufi mbi çmimet e energjisë shtëpiake ndërsa Bashkimi Evropian hyn në një “krizë ekonomike”.

Është e fundit në një seri protestash antiqeveritare, në të cilat pjesëmarrësit thonë se qeveria e Orbanit i ka lënë mësuesit në baltë duke u paguar atyre paga të ulëta, ndërsa inflacioni, i cili arriti në 20 përqind në shtator dhe vazhdon të rritet, bëhet i paqëndrueshëm.