Masat e Qeverisë japin rezultate pozitive për rritjen e pagës mesatare mujore neto. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në gusht 2022 është 31.871 denarë që është për 3.229 denarë më shumë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
“Rritja e vazhdueshme e pagës mesatare neto është rezultat i masave dhe politikave ekonomike të zbatuara nga Qeveria për rritjen e mesatares dhe pagës minimale, e cila është 18.000 denarë”, njofton Pres shërbimi qeveritar.
Edhe në periudhën e ardhshme, thuhet në kumtesë, Qeveria vazhdon me krijimin e masave dhe ambientit për ritme më të larta të rritjes ekonomike dhe rritjes së të ardhurave të të gjithë qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, veçanërisht në kushtet e krizës.
Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se rritja e pagës mesatare mujore neto për 11.3% në gusht të këtij viti është kryesisht për shkak të rritjes së pagave në sektorët e mëposhtëm: Industria përpunuese (16.2%), Objektet akomoduese dhe aktivitetet shërbyese me ushqim (16,1 %) dhe Arte, argëtim dhe rekreacion (15,6 %).