
Në BDI sot po mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm ku do të zgjidhet kryesia informon Tetovasot.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti para mbledhjes në pyetjen e Tetovasot se a janë ende ato emra që janë përmendur në media , Ahmeti tha se emrat janë akoma pa publikuar dhe të njëjtit do publikohen para Këshillit të Përgjithshëm.Aty sipas tij do zgjidhet Kryesia,nënkryetarët,sekretarët dhe organet tjera .
Ahmetit do të ketë gjithashtu fjalë rasti për zhvillimet politike në vend.
Ai poashtu i komentoi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur brenda kampit të partisë më të madhe shqiptare duke thënë se pakënaqësi nuk ka patur por ka patur menaxhim,debatim,dialogim për mbarëvajtje të procesit.
I pyetur nga Tetovasot se a do shuhet “Grupi i Zjarrit “,Ahmeti tha se grup të tillë nuk ka patur.