
Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër R.M.(43) nga Struga dhe M.R.(22) nga Ohri për shkak të dyshimit të bazuat për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit të kryer në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, oficerë policorë i kanë hasur të akuzuarit gjatë shitblerjes së drogës kokainë. SPB Ohër Zëdhënëse Merlina Islami