
Këshilli i BE-së e ka miratuar vendimin për nënshkrimin e marrëveshjes për menaxhim kufitar në mes BE-së dhe Maqedoninë e Veriut.
Marrëveshja për menaxhim kufitar, e njohur si Fronteks, ishte bllokuar nga Bullgaria për shkak të përdorimit të fjalëve gjuhë maqedonase.
Sofja ka hequr veton, duke e lënë të paprekur formulimin gjuhë maqedonase, siç është rasti me të gjithë vendet e tjera të rajonit të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Fronteks.
Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.