Vendi thellohet në borxhe, kalon 7 miliardë

Kriza energjetike dhe ekonomiko-sociale vazhdon të vështirësoj mbijetesën e Maqedonisë së Veriut.

Vendi brenda një periudhe të shkurtër ka marrë hua të reja dhe se borxhi po merr përmasa të pakontrollueshme.

Tanimë po sigurohet një borxh prej afër 800 milionë eurove. 530 milionë euro janë siguruar nga FMN-ja që u shpallën dy ditë më parë dhe 250 milionë euro përmes emetimit të një obligacioni gjerman.

Këto nuk janë të vetmet huamarrje, përkundrazi, më herët ishte bërë e ditur se janë marrë 50 milionë euro hua nga BEI për infrastrukturën ujore dhe po aq para është marrë nga banka Sparkasse.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, niveli i borxhit publik deri në fund të qershorit arriti në 7.2 miliardë euro ose në përqindje 55.4 për qind. Por deri në fund të vitit pritet të jetë deri në 8 miliardë apo edhe më shumë.