15% pagë më të lartë mujore, nga ky muaj, do të marrin të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm. Për shembull, nëse paga e mësimdhënësit ka qenë 26.000 denarë, me llogarinë e re do të rritet në 30.000 denarë. Pagën e rritur të shtatorit, mësimdhënësit duhet ta marrin këtyre ditëve.
Krahas kësaj rritjeje, punonjësit e arsimit do të kenë edhe një rritje tjetër. 3 deri 4% paga më të larta pritet të kenë me pagën e janarit.
Nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje kolektive për të drejta të reja për punonjësit nëpër cerdhet publike për fëmijë, por se fatkeqësisht nuk kanë arritur që të drejtat e njëjta për pagë të rritur me 15% të sigurojnë edhe për administratën nëpër cerdhe.
SASHK-u para disa muajve organizoi protesta për paga më të larta, kurse nxënësit nuk ndiqnin mësimin. Kërkonin nga kompetentët rritjen e pagave për 18.4%, kurse u dakordua rritja prej 15%.