Forcat e armatosura ukrainase rrëzuan katër helikopterë rusë në 18 minuta në jug të vendit.
Njësitë e raketave kundërajrore të Forcave Ajrore të Ukrainës mësohet se kanë goditur aeroplanin rus mes orës 8:40 dhe 8:58 të mëngjesit të sotëm, raporton skynews.
Forca Ajrore në një deklaratë për media shkruan se “Misioni luftarak u krye me dy helikopterë të tjerë, kështu që ka një probabilitet të lartë se numri i helikopterëve të rrëzuar të rritet”.
Ai tha se një helikopter rus, që mendohet të jetë Ka-52, u rrëzua në territorin e çliruar së fundmi nga militantët e mbështetur nga Rusia, ndërsa pjesa tjetër u rrëzua pas linjave të armikut.
Aeroplanni rus kishte “siguruar mbështetje zjarri për trupat okupuese tokësore në drejtimin jugor” kur ato u qëlluan.
Burime pro-ruse konfirmuan pjesërisht pretendimet në aplikacionin e mesazheve Telegram.