Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,01% në raport me vendimin e datës 10.10.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht te benzina për 0,999%, te nafta për 4,151%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 3,164% dhe te mazuti ka rritje për 0,881%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është në rritje për 0,039%.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër dhe çmimi i shitjes me pakicë të vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-95 dhe MAZUTIT M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 13.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS-95 89,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS-98 91,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 103,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,920 (denarë/kilogram