Regjistrohen 28 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 278 testime për coronavirus, ndërsa 28 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja 24 janë në Shkup, ndërsa 7 raste janë riinfektime.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë person i vdekur.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 39 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 343.462, prej të cilëve 333.611 janë shëruar, ndërsa 9.551 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive është 300.