Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër A.M.(29) dhe A.L. (25), të dy nga Dibra, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e
veprës penale “grabitje me dhunë”. Më datë 03.10.2022, në ora 14:30, në rrugën “Plitishta” në Strugë, kanë sulmuar fizikisht një 69-vjeçare, banuese në Strugë dhe i kanë marrë bizhuteritë prej ari. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami