“Janë vetëm pengesë”, Osmani flet për heqjen e kufijve me Kosovën dhe Shqipërinë

Duke u nisur nga fakti që vendet tona fqinje, Kosova dhe Shqipëria kanë hequr kontrollin kufitar, mes vehte, kryediplomati, Bujar Osmani në një prononcim për indeks.mk tha se personalisht është për heqjen e kufijve me të gjitha vendet sepse sipas tij, kufijtë janë koncept i vjetëruar i sigurisë dhe më shumë pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik e tregtar.

Si shembull dhe model të funksionimit në perfeksion pa kufij i merr vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Është pjesë e planeve, aktiviteteve që i bën Qeveria mirëpo, kjo shkon me procedura përkatëse qëllimi është fillimisht të shkohet me “one-stop shop” ose një pikë kufitare që do të jetë për dy kujfitë edhe pastaj të shkohet në tërheqjen e plotë. Për shkak se kufijtë kujtoj se janë më koncepte të vjetruara të sigurisë. Dikur kanë qenë kufijtë të rëndësishëm për të ruajtur sigurinë e shteteve, tashmë kufitjë vetëm se janë kthyer në pengesa dhe bariera të këmbimit tregëtar dhe lëvizjes së njerëzve. Kemi modele tjera për të garantuar sigurinë dhe se si i kontrolloni lëvizjen e njerëzve andaj, tash kufijtë janë bërë vetëm barrë. Mirëpo, kanë mbetur një trashëgimi e së kaluarës dhe duhet kohë për të thyer ato barriera mentale që i kanë edhe njerëzit në administratë për rolin e kufijve, ashtu që mendoj se duhet guximshëm të hyjmë në thyerjen e kufijve për shkak se Evropën e kemi model heqja e kufijve ka liruar një potencial të madh të zhvillimit ekonomik.

Përveç kësaj, Osmani në këtë intervistë foli edhe për sukseset e RMV-së në skenën ndërkombëtare dhe tregoi edhe simbolikën të cilën e ka Maqedonia e cila në 2023 merr kryesimin me organizatën më të madhe ndërkombëtare, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).