
Sekuestrohen 177 copë peshqi Belushkë e Ohrit, arrestohet një person nga Republika e Shqipërisë
Sot (03.10.2022), pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, zyrtarë policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje të Kufirit ,,Shën Naum,, është ndaluar A.P.(53) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tipit ,,Volkswagen Turan”, me targa kombëtare shqiptare, të cilin ai drejtonte, janë gjetur 177 copë peshqi Belushkë Ohri, të cilat ishin objekt i tregtisë së paligjëshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë.
A.P. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami
