
Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kanë porositur një grup armësh me rreze të gjatë që do të ndërtohen për Ukrainën, raporton Reuters.
Furnizimi i 16 obuseve sllovake Zuzana-2, sapo njoftuar nga ministria gjermane e mbrojtjes, do të fillojë vitin e ardhshëm. Ai pason thirrjet nga Ukraina për armatime më të rënda, pas sukseseve të fundit në fushën e betejës.
Armët, të cilat mund të lëshojnë gjashtë predha në minutë në një distancë prej 40 km, do të ndërtohen në Sllovaki. Të tre vendet do të shpenzojnë 92 milionë euro për sistemet.