Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski po qëndron për vizitë pune në Sofje, ku me ftesë të homologut të tij bullgar Rumen Radev, do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonektuesit të gazit Greqi – Bullgari.
Në ceremoninë, që po mbahet në Pallatin nacional të kulturës në Sofje, siç është paralajmëruar, po merr pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, presidentët e Azerbajxhanit dhe të Serbisë, Ilham Aliev dhe Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Greqisë dhe të Rumanisë, Kirjakos Micotakis dhe Nikollae – Jonel Çuka.
Siç është parapparë Presidenti Pendarovski në kuadër të vizitës së tij në Sofje është takuar edhe me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von Der Layen.
Me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, biseduam në Sofje për rrjedhën e procesit të shqyrtimit dhe krizën energjetike. Shpresojmë në mbështetjen e Komisionit Evropian në trajtimin e krizës energjetike në frymën e solidaritetit evropian, theksoi Pendarovski.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rrjedhën e procesit të shqyrtimit si një fazë e rëndësishme në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski theksoi se vendi është i gatshëm të bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit të anëtarësimit.
Në kuadër të vizitës në Bullgari, siç është paralajmëruar, presidenti Pendarovski në autostradën “Struma” do të vendosë lule në vendin e aksidentit të autobusit, në të cilin më 23 nëntor 2021, jetën e humbën 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.