
Sekuestrohen mbi 90 kilogramë troftë e Ohrit, arresohet një person nga Shqipëria
Sot (01.10.2022) pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga oficerë policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Frëngovë, në rrugën magjistrale Qafthanë -Strugë, afër vendit të quajtur ,,Shumska Koliba,,është ndaluar E.S (27) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin “Volkswagen Passat”, me targa kombëtare shqiptare, u gjetën 91.333 kilogramë peshk, përkatësisht 119 copë troftë e Ohrit, të cilat ishin objekt i tregtisë së paligjshme nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
E.S. është ndaluar në Stacionin Policor për Mbikqyrjen e Kufirit Frëngovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami


