Grubi: BDI-ja ka nevojë për Ali Ahmetin, jemi më të fortë se kurrë, këtë e din edhe opozita!

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një prononcim për media ka thënë se është populli dhe BDI-ja janë ata që kanë nevojë të madhe për Ali Ahmetin, spese sipas tij të gjitha proceset progressive në vend mbajnë vulën e tij, raporton indeks.mk

Ai ka thënë se ri-konfirmimi se Ahmeti do të vazhdojë të mbetet në krye të BDI-së i gëzoi të gjithë funksionarët, anëtarët dhe mbështetësit.

“Z.Ahmeti rikonfirmoi ri-kandidimin e tij në kongresin e ardhëshëm për të qenë në krye të BDI-së dhe kjo u pranua me entuziazëm të pashoq nga secili funksionar anëtarë dhe mbështetës i BDI-së. Vlerësoj se në këto rethana të cilat jemi, Ali Ahmeti nuk ka nevojë për BDI-në, por BDI-ja për Ali Ahmetin. Ali Ahmeti, nuk ka nevojë për popullin, populli ka nevojë për Ali Ahmetin sepse është dëshmuar që 20 vite është lider i pakontestueshëm dhe se të gjitha proceset progressive në këtë vend e mbajnë vulën e tij”, tha mes tjerash Grubi.

Ai potencoi se në këtë moment BDI-ja është më e fortë se asnjëherë më parë dhe për këtë tha se e dijnë edhe partnerët e koalicionit po edhe opozita.

“BDI-ja është më e fortë apsolutisht se ka qenë ndonjëherë. Anketa e djeshme që është e porositur nga opozita, jo nga ne, tregon se BDI-ja është 6% e trupit votues ndërsa të gjithë partitë politike shqiptare tjera janë 5%. Aleanca ka 2%, BESA 1%, Alternativa ka 1%, PDSH-ja ka 1%. BDI-ja e vetme është më shumë se të gjithë bashkë. Këtë e dijnë edhe qytetarët edhe partnerët tanë të koalicionit e dijnë edhe partitë opozitare se BDI-ja është me e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit”, deklaroi Grubi.

Ai shtoi se kuadrot e BDI-së janë të fokusuar në realizimin e projekteve dhe planeve të hartuara nga strukturat.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me krizën energjetike, krizë çmimore, krizë të sigurisë, kur po ballafaqohemi me process të skriningut më se të nevojshëm në politikë, tek politikanët, prokurorët dhe gjykatësit si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kur po ballafaqohemi me nevojën për ta hapë kushtetutën me 80 deputet, kur jemi në përfundim e sipër të rugës Shkup-Tiranë dhe Prishtinë me autostradë. Kur jemi në rrombullakim të të gjitha këtyre projekteve, nuk kemi nevojë për de-fokusim të panevojshëm. Ne, të gjitha forcat i kemi përqendruar në realizimin e çështjeve programore. BDI-ja siç e dijnë të gjithë është e qendrueshme”, pohoi Grubi.