
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali, në paraqitjen e tij të fundit para mediave deklaroi se në dy vitet e fundit po vërehet një stangim i trendit të ikjes së personelit mjekësor nga vendi.
Sipas tij shakak për këtë stangim janë përmisimii i kushteve financiare, përcjell KlanM.
“Institucionet shëndetësore publike për nevoja te funksionimit normal kanë dorëzuar planin e punësimeve, për fat të keq në dhjetë vite kishim ikje masive të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike por në dy vjetët e fundit vërehet një kthim ose një stagnim të kësaj dinamike të ikjes, arsyeja primare është përmisimi i kushteve financiare për punë në institucionet shëndetësore publike dhe investimet në kontuinuitet që po i bëjmë dhe i promovojmë publikisht”, deklaroi ministri Sali.
Viteve të fundit nga mantelbardhët e Maqedonisë së Veriut u shpeshtua ikja nga vendi.
Kjo dukuri si arsye kryesore numëronte punësimin e tyre në shtetet ku pagesa është më e mirë.