
Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët për të imponuar shpejt kosto të rënda ekonomike ndaj Moskës mbi referendumet e rreme të mbajtura në rajonet e pushtuara të Ukrainës.
Kjo u konfirmua nga kreu i koordinimit të sanksioneve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, James O’Brien.
Në komentet e bëra në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai tha se ritmi i administratës Biden për shpalljen e sanksioneve rreth çdo gjashtë javë do të vazhdojë.
Uashingtoni do të vazhdojë të fokusohet në pikat e mbytjes në ekonominë ruse dhe zinxhirët e saj të furnizimit ushtarak, shtoi O’Brien.
Edhe Komisioni Europian njoftoi sot të tjera sanksione ndaj Moskës. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Kremlini do ta paguajë.