
Me rastin e 26 Shtatorit, Ditës Europiane të Gjuhëve, Agjencia e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) organizoi debat në Europe House.
Pjesëmarrës dhe folës në këtë aktivitet ishin ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer, ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Shkup, Veronik Ulman Marti, ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Jeton Shaqiri dhe Marina Andeva, profesoreshë në Universitetin Amerikan Kolexh në Shkup.
Të pranishmit diskutuan rreth sfidave të shumëgjuhësisë në kontekstin vendor, zviceran e atë europian. Nuk munguan as pyetjet nga publiku drejtuar panelistëve pjesëmarrës.





