EDHE TESHAT E LIRA – HIJESHOJNË!

EDHE TESHAT E LIRA – HIJESHOJNË!
E vjetra shpejt zëvendësohet me të renë, ndryshon moda, ndryshon shija por mbetet dëshira për të bukurën dhe për elegancën. Në bazë të veshjes shumë njerëz i kemi memorizuar si pedant dhe tërheqës, ato për ne kanë qenë modele me të cilët jemi krahasuar! Me kalimin e moshës i kemi ndryshuar modelet që i kemi pasur idole, si fëmijë në fillim model kanë qenë prindërit,pastaj mësuesit-set, artistët,këngëtarët, sportistët, politikanët etj . Sipas stilit të veshjes janë fituar përshtypjet vizuele për personin e caktuar si joshës, i pastër,elegant, i kulturuar edhe kur nuk kemi pasur kufarë komunikimi verbal! Kaluam një verë me shumë dasma,por ajo për të cilën fliteshte më shumë ishin jo dasmat, por veshjet, fustanet ekskluzive dhe kreacionet e modës prej dizajnerëve të njohur! Kush shpenzon shumë, përkohësisht gëzohet shumë! Kursimi është hambari i sigurisë!Gratë e prezentojnë veshjen,kurse burrat investojnë në veshjen e tyre! Bukuria e gruas shihet te sytë e saj,ato janë dritaret e zemrës, kurse veshja është refleksion i saj për ti mahnitur të tjerët! Veshja ekstravagante shëmton,veshja me stil hijeshon! Një grua që e ka ndjenjën për stil edhe me veshjen e lirë, shëndrit si “ylli” i mëngjezit ! Femra me stil është “arti” i vetëvetes , veçohet me orgjinalietin e saj, është autentike dhe markante! Stili i qëlluar është “arqitektura” e trupit proporcional!

-Prof.Muhamet Borova