
Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 546 testime për coronavirus, ndërsa 53 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre 22 janë në Shkup, ndërsa 16 janë riinfektime.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë pacient i vdekur.
Kurse ISHP ka regjistruar 103 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 342.519, prej të cilëve 332.442 janë shëruar, ndërsa 9.527 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (23 shtator) është 570.