Regjistrohen dy viktima dhe 57 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 704 teste, ndërsa janë regjistruar 57 raste të reja me COVID-19.

Nga atje thonë se sot janë shëruar 90 pacientë nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë regjistruar 2 humbje jete nga Shkupi (85 vjeç) dhe Manastiri (60 vjeç), personat kanë humbur jetën në shtëpi. Personat e raportuar kanë humbur jetën në periudhën nga 20.08.-14.09.2022. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 342.469, numri i të shëruarve është 332.319, numri i atyre që humbën jetën është 9.526, ndërsa numri i rasteve aktive është 624.