Nga e shtuna temperaturat në rritje

Moti nesër në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe më vranësira mesatare, kështu njoftoi Enti Hidrometeorologjik në Shkup. Ndërkohë pasdite vranësira do të zvogëlohen dhe do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në pesë, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë.

Në ditët në vijim, gjegjësisht deri të premten moti do të jetë në mëngjes i ftohtë ndërsa gjatë ditës nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Të premten do të ketë dhe  kushte për reshje të dobëta lokale të shiut.

Nga e shtuna temperatura ditore do të shënoj rritje të ndjeshme, ndërsa temperaturat minimale në tre ditët në vazhdim do të lëvizin nga zero deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 13 deri 25 gradë Celsiusë.