Bill Gates analizon situatën aktuale në botë: Jemi më keq sesa parashikoja

Në një opinion të gjatë të publikuar në “The New York Times”, biznesmeni Bill Gates analizon situatën aktuale në botë dhe dërgon një mesazh pesimist për gjendjen aktuale të varfërisë, mjedisit, kequshqyerjes dhe vdekshmërinë e nënave.

“Pas shtatë vjetësh, bota nuk është në rrugën e duhur për të arritur qëllimet,” shkruajnë Gates dhe ish-bashkëshortja e tij, bashkëthemeluesja e fondacionit Melinda French Gates, në raportin vjetor të tyre.

“Qëllimi ishte zhdukja e varfërisë ekstreme dhe që nga viti 2015 përqindja e botës që jeton me më pak se 1,9 dollarë në ditë ka rënë në vetëm 8%, nga pak më shumë se 10%”.

Kequshqyerja

“Shqetëson veçanërisht fakti i mungesës së ushqimit për fëmijët dhe kequshqyerja që prek veçanërisht gratë dhe nënat”.

Vdekshmëria amtare

Vdekshmëria amtare, sipas Bill dhe Melinda Gates, është më shumë se dyfishi i standardit të vendosur nga objektivat e vitit 2015. “Në situatën aktuale, do të na duhej të përshpejtonim ritmin e përparimit tonë pesë herë më shpejt për të arritur objektivat, sepse disa nga projeksionet nuk marrin ende parasysh ndikimin e pandemisë, për të mos përmendur luftën në Ukrainë apo krizën ushqimore që shpërtheu në Afrikë”, thuhet në hyrjen e raportit.

Pandemia dhe lufta në Ukrainë

“Jemi më keq nga sa parashikoja. Efektet e pandemisë dhe tani efektet e luftës në Ukrainë janë shumë dramatike”.

Vaksinat

“Jemi në nivelet e vaksinimit që kishim në 2009. Por, me financim adekuat në dy vitet e ardhshme, duhet të kthehemi aty ku ishim përpara pandemisë. Dhe kështu, unë mbetem optimist për këto tendenca të përgjithshme për shkak të asaj që po bënim deri në pandemi dhe për shkak të linjës së inovacionit, e cila është mjaft emocionuese, si në frontin e shëndetësisë, ashtu edhe në atë të bujqësisë”.