
Rreth 10.5 milionë fëmijë në Indi, Indonezi dhe Egjipt kanë humbur të paktën një prind për shkak të Covid-19, thuhet në studimin e botuar në revistën prestigjioze JAMA Pediatrics.
Vdekja e prindërve ka lënë te fëmijët pasoja që do të zgjasin për dekada, thuhet në studim.
Përveç traumës së humbjes, fëmijët jetimë rrezikojnë të zhvillojnë sëmundje mendore dhe kronike .
Studimet e mëparshme vlerësuan se rreth 1.5 milionë të mitur kishin humbur të paktën një prind ose kujdestar në 14 muajt e parë të krizës globale.
Një vit më vonë, vlerësimi rritet me një renditje të përmasave, komentoi Susan Hillis nga Universiteti i Oksfordit, anëtare e ekipit hulumtues , në faqen e internetit Nature . Siç theksoi ajo, pandemia ka rrit frikshëm numrin e fëmijëve jetimë.