Marina meksikane ka kapur një varkë plot kokainë me vlerë 24 milionë dollarë

Marina meksikane ka sekuestruar një sasi të madhe kokaine pasi përfundoi me sukses një ndjekje në det.

Operacioni i Marinës Meksikane filloi pas marrjes së informacionit për dërgesën e kokainës, pas së cilës ajo dërgoi forcat në një rrugë tranziti rreth 320 kilometra detare në jugperëndim të Puerto Chiapas.

Rajoni ndodhet në skajin verior të korridorit të madh të tranzitit të Paqësorit Lindor, i njohur për transportin e kokainës nga Kolumbia.

Në videon e aksionit shihet anija patrulluese ARM Chiapas në ndjekje të varkës së dyshimtë, ndërsa helikopteri i marinës ofron mbështetje. Anëtarët e ekipit të marinës zbritën nga helikopteri në varkë dhe e kapën atë.

Tetë persona u arrestuan dhe në gomone u gjetën 1700 kg kokainë, e cila do të asgjësohet.

Vlera e drogës llogaritet në 24 milionë dollarë, por nëse kokaina do të kishte mbërritur në tokën amerikane, vlera e saj do të ishte dyfish më e lartë.