Si na gënjen dynjaja?
Thuhet se një burrë pa në ëndërr sikur ecte nëpër një vend ku natyra ishte tërheqëse dhe ku kishte pemë të larta.
Teksa po shijonte ato pamje të bukura,papritur dëgjoi një zë i cili sa vinte e afrohej dhe bëhej më i qartë çdo çast. E kthehu kokën , kur sheh një luan i madh që po i afrohej me shpejtësi dhe dukej shumë i uritur.
Ai filloi të vraponte,ndërsa luani e ndiqte nga pas. Kur luani iu afrua, ai pa një pus të vjetër dhe u hodh në të. Ai u kap pas litarit , i cili përdorej për të nxjerrë ujin dhe filloi të lëkundet brenda pusit.
Kur u qetësua pak dhe erdhi në vete, zhurma e luanit pushoi, papritnas u befasua nga zëri i një gjarpri që kishte kokë të madhe dhe trup të gjatë.
Ai po mendohej se si të hiqte qafe luanin dhe gjarpërin, kur dy minj, njëri i zi dhe tjetri i bardhë, u ngjitën në majë të litarit dhe filluan ta kafshonin litarin, gjë që e bëri burrin edhe më të frikësuar. . Filloi të tundte litarin me duar, duke shpresuar se minjtë do të largoheshin , filloi të lëkundet majtas e djathtas mbi pus dhe goditi muret e pusit. Dhe teksa po godiste muret ashtu, kur papritmas ndjeu diçka të lagur dhe të rrëshqitshme. E godet me bërryl ma fortë dhe e pa se ishte mjaltë nga bletët që bëjnë kosheret e tyre në male, pemë dhe brenda
shpellave. Ai e provoi mjaltin dhe filloi ta hante. Nga shija e mjaltit, ai harroi gjendjen e tij në të cilën ndodhej në ato momente.
Në moment zgjohet nga ëndrra e tij, një ëndërr që ishte shumë shqetësuese!
Ai vendos të shkojë tek dikushi që do ia interprentonte ëndrrën e tij.
Ai shkon te një dijetar dhe ia tregon ëndrrën. Dijetari qeshi dhe i tha: “A nuk e di interpretimin e ëndërrës?” Njeriu iu përgjigj: “Jo.” Dijetari vazhdoi: “Sa i përket luanit që vrapoi pas teje, ai është engjëlli i vdekjes. . Pusi ku ishte gjarpri është varri yt dhe litari me të cilin u vare është mosha jote. Sa i përket dy minjve, i bardh dhe i zi, ata janë nata dhe dita që çdo ditë të këpusin nga jeta jote.” Burri pyeti: “E mjalti, dijetar?” Dijetari u përgjigj: “Mjalti është dynjaja, me ëmbëlsinë e saj të bëri të harrosh se vdekja dhe llogaria janë pas teje”.
-O Allahu ynë, kërkojmë strehim tek Ty nga të gjitha sprovat, na e bë të bukur fundin dhe mos lejo që bota të na joshë dhe gënjejë që të të harrojmë Ty!