Sulmet vetëvrasëse !

Sulmet vetëvrasëse !

Ashtu si vrasja që është rreptësisht e ndaluar në burimet themelore të Islamit, po ashtu është e ndaluar edhe vetëvrasja në të gjitha format e saj, pavarësisht nga motivet dhe arsyet. Vetëvrasja është një nga mëkatet më të rënda. Allahu xh.sh. thotë: “Dhe mos e vrisni veten, me të vërtetë Allahu ka qenë i mëshirshëm ndaj jush”. (En-Nisa, 29) “
Në një hadith thuhet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një njeri u plagos dhe u vetëvra. Allahu më pas tha: “Më ka arritur robi im duke e marrë jetën e vetë(vetvrasje), prandaj ia ndaloj Xhenetin.” (Buhariu) Në një hadith tjetër thuhet: “Kush kërcen nga lartësia dhe bën vetëvrasje, do të banojë përjetësisht në zjarr…” (Buhariu)

Një formë veçanërisht e ndaluar dhe e dënueshme nga ana e Allahut fuqiplotë është e ashtuquajtura “sulmet vetëvrasëse”, të cilat më së shpeshti shoqërohen me vrasje të shumta masive dhe plagosje të njerëzve të pafajshëm, civilë. Krime të tilla të drejtuara kundër njerëzve të pafajshëm nuk mund të karakterizohen si një akt i shprehjes dhe konfirmimit të fesë dhe dashurisë për Zotin. Përkundrazi, ato janë në kundërshtim me të gjitha mësimet fetare.
Ata persona i shkelin të gjitha vlerat e mbrojtura nga Sheriati.
Arsyetimi i tyre me besim është absolutisht i papranueshëm dhe paraqet një abuzim serioz të besimit.
Islami është një fe e paqes, dhembshurisë, dashurisë dhe drejtësisë, edhe nëse disa që e konsiderojnë veten muslimanë e mohojnë atë me veprimet e tyre. Është koha që ata që janë larguar nga xhemati dhe janë shpallur dijetarë antimedh-hebist të kthehen në xhemat , sepse Allahu është me xhemat dhe ata që ndahen dhe izolohen bëhen pre e lehtë e ujqërve të uritur.