
Është ndarë nga jeta Mbretëresha Elisabeth II. Lajmi është konfirmuar nga Familja Mbretërore. Në njoftimin e tyre thuhet se Mbretëresha ka humbur jetën pasditen e sotme në kështjellën Balmoral në Skoci.
Mbretëresha Elisabeth II ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Djali i saj i madh, Charles, tani është mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Komonuelthit.