Parashikimi i frikshëm, një pjesë e SHBA nën ujë në dekadat e ardhshme

Qindra mijëra shtëpi, zyra dhe prona të tjera private në SHBA janë në rrezik serioz për të qenë nën ujë në dekadat e ardhshme, paralajmëron OJQ-ja Climate Central në një studim.

Rritja e nivelit të detit, si pasojë e krizës klimatike, prej vitesh është nën mikroskopin e shkencëtarëve ndërkombëtarë, shkruan Washington Post.

Megjithatë, Climate Central zgjodhi të”projektojë parashikime shkencore të rritjes së nivelit të ujit në krye të planeve të qyteteve të SHBA-së në një përpjekje për të vlerësuar afërsisht se sa pasuri të paluajtshme do të jenë në rrezik në dekadat e ardhshme.

Më konkretisht, sipas hulumtimit, afro 650,000 parcela toke në pronësi private, me një total deri në 17.6 milionë hektarë tokë, do të jenë nën kufijtë e ndryshimit të baticës deri në vitin 2050. Toka e prekur mund të arrijë në 36.4 milionë hektarë deri në vitin 2100.

Sipas të njëjtës analizë, vlera totale e pasurive të paluajtshme në rrezik për të qenë nën ujë në SHBA deri në fund të shekullit është mbi 108 miliardë dollarë.

Sa i përket zonave më të rrezikuara, ato ndodhen kryesisht në Gjirin e Meksikës dhe në bregdetin e Atlantikut. Luiziana, Florida, Karolina e Veriut dhe Teksasi janë në rrezik, ndërsa probleme priten edhe në New Jersey, New York dhe Maryland.