Bashkimi Evropian i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut makina e frigorifer për qasje më të mirë deri te vaksinimi kundër Covid0-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Bashkimi evropian gjatë gjithë kohës ndihmon sistemin shëndetësor në vend dhe unë i falënderoj për këtë”, tha ministri Shëndetësisë Bekim Sali.
Donacioni i BE-së përfshin 4 makina për transport të vaksinave, 36 frigorifer, karrige dhe tavolina.
Kujtojmë se aktualisht Maqedonia është një zonë stabile dhe me pak raste të reja të koronavirusit, për këtë arsye edhe interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është ulur dukshëm.