Pse Depresioni ?
“Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun,zemrat e tyre qetsohen,pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”(Rad-28).
Depresioni na zbraz energjinë dhe shpresën dhe pengon performancën tonë, duke e bërë të vështirë për ne të bëjmë gjërat që do të na bënin të lumtur në mënyrë që të ndihemi më mirë. Pavarësisht se depresioni nuk është aspak i lehtë për t’u trajtuar, nuk është i pamundur. Siç dihet, nuk mund të kapërcehet vetëm me vullnet të mirë. Megjithatë, ne mund ta zvogëlojmë atë në një masë të caktuar edhe pse është e vështirë dhe e ashpër. Ne mund ta bëjmë këtë në një mënyrë të thjeshtë nëpërmjet besimit, besimit te Allahu dhe besimit në gjërat që do të na ndihmojnë të ndihemi më mirë. Depresioni më së shumti është prezent kur detyrohemi të bëjmë diçka shumë të vështirë ose kur përballemi me presione, lëndime ose humbje të njerëzve të dashur,sepse atëherë vihet në provë besimi ynë. Ne mund të biem viktimë e depresionit i cili shkaktohet nga pashpresa.
Është një thënie e vjetër; një njeri ankohet për këpucët e tij të vjetra dhe nuk ka parë kurrë një burrë pa këmbë.
Lakmia për të patur ma tepër – Pjesë e natyrës njerëzore
Kënaqësia është një nga parakushtet më të rëndësishme për të arritur lumturinë në jetë dhe për fat të keq, shumë prej nesh nuk e kanë atë. Ne kemi një makinë të mirë dhe ajo i plotëson nevojat tona, por ne duam gjithmonë më shumë, më të mirë dhe më të shtrenjtë. Ne kemi një shtëpi të bukur, por gjithmonë duam një më të mirë, më të madhe dhe më luksoze; lista vazhdon të rritet dhe ne vazhdojmë të mendojmë për gjërat akoma ma të mira,në vend që të themi – faleminderit Allahut për gjithçka që kemi! Në kohën e sotme janë të shumtë faktorët që kontribuojnë në rritjen e depresionit, i cili është po aq i përhapur sa në Lindje sa në Perëndim dhe më i theksuar tek të rinjtë. Ajo prek edhe gjeneratat e vjetra për shkak të ndikimit të politikës, ekonomisë dhe problemeve sociale në shoqëri.
Vetëm besimi në Allah dhe përkushtimi në rrugë të drejtë është rruga e vërtetë që të largojmë depresionin.