Në shtatë muajt e parë të këtij viti, Maqedonia e Veriut ka eksportuar mallra në vlerë të përgjithshme prej 4,767,002,000 euro, që paraqet një rritje prej 19.3 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 6,912,713,000 euro, që është 26,9 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Deficiti tregtar, në periudhën janar-korrik të këtij viti, arrin në 2,145,711,000 euro.
Tregtia sipas produkteve tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë transportuesit me metale të çmuara ose produkte me përbërjet e tyre, kompletet e telave dhe produkte të ngjajshme, për automjete, aeroplanë ose anije.
Në import janë më të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze, metalet e tjera, dhe energjia elektrike.
Në periudhën janar-korrik të këtij viti, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, kemi bërë më shumë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.