Regjistrohen 179 raste të reja me Covid-19

Sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, Ministria e Shëndetësisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 179 raste të reja me Kovid-19 prej 977 testimeve të bëra, ndërsa janë shëruar 174 persona.

Janë bërë 977 testime, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me Kovid-19: Shkup-97, Kavadar dhe Veles nga 9, Manastir dhe Prilep nga 8, Kumanovë dhe Berovë nga 6, Tetovë dhe Gjevgjeli nga 5, Shtip dhe Radovish nga 4, Kratovë – 3, Ohër, Koçan, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 2, Kërçovë, Strugë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve (179), janë regjistruar 57 riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë paraqitur persona të vdekur. Sipas Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë Kovid-19 nga “Termini Im”, nuk është regjistruar asnjë person.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 2.155.071 testime të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 341.127, numri i pacientëve të shëruar është 330.328, të vdekur 9.499, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.300.