OBSH: Ulen me 25% rastet e lisë së majmunëve në një javë në Europë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 5029 raste janë raportuar në një javë midis 29 gushtit dhe 4 shtatorit, një rënie prej 25,5% në krahasim me javën e kaluar, sipas mediave të huaja.

Në përgjithësi, që nga 5 shtatori janë konfirmuar 52,997 raste dhe 18 viktima.

Deri më sot, dhjetë vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar më shumë se një e treta e rasteve globale (19,351), Spanja (6,645), Brazili (5,197), Franca (3,646), Gjermania (3,493), Britania e Madhe ( 3,413), Peruja (1,546), Kanadaja (1,289), Holanda (1,172) dhe Portugalia (871).