
Me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori, nesër nga kazerma “Ilinden” në Shkup, pjesëtarët e njësitit të batalionit artilerik të Armatës do të kryejnë qitje artilerike nderi nga gjashtë armë artilerie.
Paraprakisht, siç paralajmëruan nga Ministria e Mbrojtjes, do të kryhet qitje artilerie testuese me nga një qitje prej gjashtë armëve artilerike.
Qitja e nderit është pjesë e obligimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave shtetërore.