PAKËNAQËSIA!
E tanishmja është diçka më shumë se e kaluara dhe diçka më pak se e ardhmja.Që të tashmen ta kemi mirë duhet ti ndryshojmë disa vlera, që jetën ta bëjnë më të lehtë.Secili veten duhet ta shohë si subjekt adhurimi, si personalitet që mundet të jetë bartës i vlerave dhe ndryshimeve që jetën ta bëj më të lumtur! Teknologjia informatike i këputi lidhjet e brendshme personale midis njerëzve, njerëzit u tjetërsuan, u izoluan duke u lidhur me monitorin e kompjuterit ose celularin, raportet midis tyre u bënë anonime, bëhen të pafuqishëm në zgjedhjen e rrugës së tyre!
Civilizimi modern solli forma të reja të diferencimit dhe të eksploatimit! Nuk kemi më eksploatim klasik që ishte tema kruciale e socializmit shkencor, por tani kemi një formë tepër të sofistikuar të ekploatimit që si peri i kuq përhapet në demokracinë liberale! Bota moderne të pasurit i bëri objekt adhurimi,ikona financiare,në dukje filantrop por të mbushur me egoizëm që edhe kur do të vdesin do ta zgjedhin sublimen dhe të vlefshem vetëm për veten e tyre. Kur bëhet rangimi i miliarderëve, si kriter është pesha e pasurisë së tyre dhe jo edhe personaliteti i tyre me vlera altruiste, ato trajtohen si njerëz që triumfojnë mbi çdo gjë që u sjell profit! Vullneti i këtyre shndërohet në ligj që i justifikon të gjitha veprimet e tyre! Ku justifikim shkakton pakënaqësi te masat e gjëra! Bari rritet por kuajt mbeten të uritur. Kemi çdo gjë por me përdorim të kufizuar, si te energjisë elektrike, te derivateve, të kondicionerit që shkaktojnë vetëm frikë psikologjike nga ardhëria! Pakënaqësinë e shkakton edhe mungesa e “unionit solidar” midis të pasurve dhe të varfërve, raporti superior dhe inferior midis tyre e shkel parimin moral : “Respekto dhe mos e pengo asnjërin në rrugën e drejt të jetës së tij. ”