
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori garanci nga kolegu i tij bullgar Galap Donev se Bullgaria do ta ndihmojë vendin nëse në Maqedoni mungon energjia elektrike. Të mërkurën do të formohet një grup pune i cili do të hartojë detajet e bashkëpunimit energjetik. Përveç energjisë elektrike, dy kryeministrat patën qëndrime pozitive edhe për interkonjektorin e gazit dhe projektet e tjera që lidhen me krizën energjetike.
“Kemi folur për sasitë që nevojiten në vendin tonë, duke pasur parasysh se Republika e Bullgarisë është eksportuese e energjisë elektrike falë kapaciteteve që ka, veçanërisht e energjisë elektrike të prodhuar nga termocentrali bërthamor”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
“Pasi Bullgaria ka kapacitete të mëdha si për nevojat e ekonomisë ashtu edhe për industrinë e Maqedonisë së Veriut, për amvisëri dhe bëhet fjalë për rreth 200 megavat orë transmetim të energjisë elektrike për periudhën deri më 31 mars 2023″, shtoi Galap Donev Kryeministër i Bullgarisë.