Xhenneti-Parajsa

Xhenneti-Parajsa

Xhenneti është shtëpia e njerëzve të mirë të sjellshëm dhe që e kanë adhuruar dhe dashtur Allahun e lartësuar.
Xhenneti është një vend i ndërtuar për ta nga Zoti i Madhërishëm, ndaj lusim që të na bëjë banorë të saj. Njeriu thjesht rilind dhe ndihet mirë sa herë dëgjon për begatitë e Xhenetit, për pijet e tij, lumenjtë, pemët, vendbanimet e ndryshme etj.

Aromë e xhennetit

-Profeti ynë, Muhammedi a.s. i njoftoi shokët e tij se Xheneti ka aromën e vet. Ajo erë mund të ndihet në një distancë prej dyzet vjetësh. Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush vret padrejtësisht, nuk do të nuhasë aromën e Xhenetit”. Dhe vërtet aroma e saj mund të ndihet në një distancë prej dyzet vjetësh.” (Buhariu).
Dyert e xhennetit
-Xheneti ka tetë porta, më e madhja nga të gjitha është porta e Xhihadit(lufta në rrugë të Allahut,lufta me të kqiat personale ) . Në një hadith sahih, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Xheneti ka tetë porta, kështu që kushdo që e fal namazin rregullisht, do të thirret nga porta e namazit”. Kush agjëron rregullisht do të ftohet nga dera e agjërimit. Kushdo që jep rregullisht sadaka do të thirret nga dera e sadakasë”. Tha Ebu Bekri, r.a.: “I Dërguari i Allahut, a do të thirret dikush nga të tetë dyert?” Ai iu përgjigj: “Po, dhe ti do të jesh njëri prej tyre.