Një britanik është vrarë derisa ishte vullnetar si mjek në Ukrainë, ka thënë motra e tij.
Craig Mackintosh nga Thetford, Norfolk, vdiq në krye të detyrës më 24 gusht, tha Lorna Mackintosh.
Mackintosh ka mbledhur më shumë se 5,000 paund në një faqe GoFundMe për të sjellë trupin e vëllait të saj në Mbretërinë e Bashkuar, duke pyetur: “Ju lutemi na ndihmoni ta sjellim këtë hero të luftës në shtëpi”.
Zyra e Jashtme e Britanisë ka deklaruar se do ta mbështesin familjen.
“Vëllai ynë me guxim doli vullnetar për të shkuar në Ukrainë si mjek për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve në këtë vend të shkatërruar nga lufta. Ai është aktualisht i bllokuar në një morg në Ukrainë dhe nuk ka ndihmë për ta çuar në shtëpi”, ka thënë Mackintosh për vëllanë e saj.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme i tha: “Ne po mbështesim familjen e një britaniku që ka vdekur në Ukrainë dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.