
Bombardimi i teatrit të Mariupolit, la qindra civilë të vrarë brenda një sulmi që e kryen forcat pushtuese ruse.
Dikur 300 prej tyre u vranë në sulmin e marsit, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.
Tani ata thonë se rusët në Mariupol kanë urdhëruar që kufomat e tyre në teatër të mbulohen me beton, dhe assesi të nxirren apo ekspozohen para të tjerëve e në veçanti mediave.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se rusët kanë përdorur materie të ndryshme kimike për të mbuluar kufomat, që gjithashtu kundërmonin dhe më pas mbi ta është hedhur beton.
Banorët e atjeshëm kanë theksuar për mediat perëndimore, se ekipet e shpëtimit janë urdhëruar të mos nxjerrin kufoma – përkundrazi i kanë mbuluar në qetësi me beton dhe materie të ndryshme kimike.
E këto pretendime i mbështet edhe zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës, që ka njoftuar se madje posedon prova për këto pretendime.