Në seancën e sotme qeveritare, është miratuar vendimi që në dispozicion të Shoqatës aksionare për prodhimin e energjisë elektrike “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” të vendosen mjete financiare në vlerë prej 3.100.000.000 denarë, të destinuara rreptësisht për rritjen e sasisë së prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurimin e lëndëve bazë për këtë qëllim, si qymyr, mazut dhe mjete tjera të nevojshme.
Gjithashtu, në fokusin e kësaj seance ishte edhe rëndësia e madhe e investimit në rrjetet е ujësjellësit dhe kanalizimit në komunat e vendit, me ç’rast u miratua teksti i propozim ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Banka Europiane për investime në kuadër të Marrëveshjes Financiare për Projektin për përmirësimin e infrastrukturës ujore komunale në Maqedoninë e Veriut, me të cilin do të sigurohen 50.000.000 euro investim kapital.
Zv.kryeministri i vendit Artan Grubi njofton se Qeveria po ndërmer të gjitha masat e nevojshme për të siguruar furnizim të pandërprerë me energji elektirke në kohë krize globale energjetike.
Edhe më herët Qeveria ka siguruar qytetarët se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të kenë probleme me rrymën gjatë dimrit por puna e tyre (qytetarëve) është të kursejnë rrymën në maksimum me qëllim që të ketë rrymë të mjaftueshme për të gjithë.