BE dërgon 5 milionë pilula kundër rrezatimit në Ukrainë

Bashkimi Europian është duke dërguar me shumë se 5 milionë pilula kundër rrezatimit në Ukrainë, në një kohë kur frika për një aksident në një prej centraleve më të mëdha bërthamore në Europë është duke u rritur ndjeshëm në ditët e fundit.

Centrali i Zaporizhzhias prej muajsh është nën kontrollin e fundit, por shpesh herë ka qenë objekt sulmi, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën.

Në disa zona, autoritetet lokale janë duke i shpërndarë tabletat për banorët, të cilat i mundësojnë trupit të ndalojë përthithjen e lëndëve radioaktive.
Rezidentëve iu është këshilluar që t’i përdorin këto pilula vetëm në rastet kur rrjedhja e materialit radioaktiv konfirmohet.

Deri tani, tabletat e jodur kaliumit po iu ofrohen personave që jetojnë 50 km larg centralit, por BE po ndihmon Ukrainën me 5 milionë doza për të pasur një shpërndarje më të gjerë.