Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, me çka dizeli do të shtrenjtohet për tre denarë, ndërsa benzina pritet të shtrenjtohet për 0.5 denarë.
Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:
Eurosuper BS – 95 do të shitet për 89.50 (denarë/litër)
Eurosuper BS – 98 do të shitet për 92,00 (denarë/litër)
Eurodiesel BS (D-E V) do të shitet për 101,5, (den/litër).