Mariçiq: BE ndan 97 milionë euro për investime bujqësore

Falë mbështetjes së vazhdueshme nga fondet evropiane, që marrin fermerët e Maqedonisë, verërat dhe ushqimet maqedonase kanë vulën e tyre të dallueshme dhe respektohen jo vetëm në Ballkan, por edhe në mbarë botën, thotë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq thekson se Komisioni Evropian tashmë ka miratuar programin IPARD 3 në të cilin janë ndarë 97 milionë euro fonde evropiane.

Ato do të përdoren për të mbështetur investimet në makineri të reja bujqësore, ndërtimin e fermave të blegtorisë dhe shpendëve, kantinave të verës, baxhove, thertoreve, frigoriferëve, investimeve në turizmin rural, mbështetjes për bizneset e vogla në zonat rurale dhe përmirësimin e infrastrukturës rurale.

Në prag të mbajtjes së Panairit të Verës, Ushqimit dhe Turizmit, në kuadër të “Open Balkans” nga 1 deri më 4 shtator në Beograd, ku do të mund të shijoni verërat dhe ushqimet autentike maqedonase, Mariçiq thotë se vera është një nga produktet tona strategjike më të rëndësishme dhe i dyti më i eksportuar në Bashkimin Evropian, i cili është partneri më i rëndësishëm në tregtinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore të Maqedonisë së Veriut.

“Me anëtarësimin në Union, në fushën e verës dhe ushqimit, fermerëve do t’u mundësohet akses i lirë në tregun e përbashkët të BE-së. Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe tregut të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së, gjë që hap mundësi të reja për prodhuesit. Të regjistrohen dhe të mbrohen produktet bujqësore, të cilat tashmë janë të regjistruara dhe të mbrojtura me marka kombëtare të origjinës, origjinë gjeografike apo specialitet tradicional të garantuar”, thotë zëvendëskryeministri.

Ai shton se fermerët e vendit do të kenë qasje edhe në një pjesë të konsiderueshme të fondeve të BE-së, të cilat do të jenë në dispozicion për financimin e zhvillimit rural, me të cilat do të kenë mundësi që më lehtë të modernizojnë bujqësinë dhe të prodhojnë produkte shumë më cilësore dhe më konkurruese.