Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 867 testime për coronavirus, ndërsa 252 raste kanë rezultuar pozitiv.
Shumica e rasteve të reja janë në Shkup, ndërsa 59 raste janë riinfeksione.
Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit nuk ka persona të vdekur.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 426 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 339.492, prej të cilëve 327.780 janë shëruar, ndërsa 9.473 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive është 2.239.